Telegrafi

KH Prishtina mposhtet në Luksemburg

Klubi hendbollistik i Prishtinës udhëtoi në Luksemburg me plot shpresë që do të kualifikoheshin në raundin tjetër të garave, por një gjë e tillë nuk qe e mundshme për ta.

Një atmosferë e nxehtë e tifozëve të Eschit mbretëroi gjatë tërë ndeshjes dhe kjo si duket i ndihmoi lojtarëve vendas që t’i mposhtnin mysafirët me lehtësi.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 31:22 dhe me këtë fitore Handball Esch vazhdon në rrethin tjetër të garave, ndërsa prishtinasit kthehen në Kosovë kryelartë, pasi që arritën së paku një herë ta mposhtin ekipin e Eschit. /Telegrafi/