Site icon Telegrafi

KH-Maqedoni: Nuk shërbehet në kafenenë në Tetovë, pasi ishte rome

Më 28 korrik, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut ka raportuar rastin e diskriminimit të drejtpërdrejtë në bazë të përkatësisë etnike dhe përkatësisë në një grup të margjinalizuar në qasjen në mallra dhe shërbime, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ngjarja ka ndodhur në një kafene të Tetovës, një person i përkatësisë etnike rome, nuk u shërbye nga stafi i kafenesë, me pretekstin se objekti po rinovohet, edhe pse nuk ka pasur shenja të dukshme të rinovimit, sepse nuk ishin duke u kryer ndërtime apo ndonjë punë korrigjuese, as edhe kudo në kafene nuk ishte shkruar informacioni për rinovim”, tha komiteti.

Për këtë ngjarje ‘Helsinki’ do të paraqesë një ankesë pranë Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. /Telegrafi/

Exit mobile version