Site icon Telegrafi

KH Kastrioti shkarkon trajnerin

Skuadra e Zherkës u mposht nga skuadra e Prishtinës me rezultat të lartë 33-20, dhe këtë si duket nuk ka mundur ta përpijë kryesia e këtij klubi dhe ka vendosur që ta shkarkojë atë nga detyra.

"Duke u bazuar në takimin paraprak të datës 19.11.2013 si dhe analizës së bërë ndeshjes Prishtina – Kastrioti e zhvilluar më 17.11.2013 dhe debaklit të pësuar në atë ndeshje, u vendos që të ndëshkohet tërë ekipi ku përfshihen të gjithë lojtarët dhe trajnerët", thuhet në komunikatën e klubit.

Pas largimit të Zherkës skuadrën e Kastriotit do ta drejtojnë Blerim Beqiri dhe Hamdi Salihu. Beqiri ishte ndihmës i Zherkës, ndërsa Salihu është kapiten i ekipit. /Telegrafi/ 

Exit mobile version