Site icon Telegrafi

KH Kastrioti eliminohet nga EHF Cup

Ekipi ferizajas ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e dytë nga ekipi belg, Femina Vise, me rezultat 37:31.

Vashat nga Ferizaj kishin humbur edhe ndeshjen e parë nga Kampioni i Belgjikës me rezultat 30:25.

Të dy këto ndeshje janë zhvilluar në palestrën e sporteve ‘Bil Clinton’ në Ferizaj. Por, ekipit kosovar nuk i ka ndihmuar përparësia e terrenit për tu kualifikuar në rrethin e tretë të kësaj gare.

Më herët nga EHF Cup, në konkurrencën e meshkujve, është eliminuar edhe skuadra kampione e Kosovës, Prishtina. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version