Site icon Telegrafi

KGJK: Veriu integrohet në sistemin e drejtësisë së Kosovës

Për herë të parë që nga shpallja e deklaratës së pavarësisë më 2008, strukturat gjyqësore në veri të Kosovës integrohen dhe do të funksionojnë në kuadër të sistemit kosovar të drejtësisë.

Kështu thuhet në një njoftim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Ky është një hap i rëndësishëm për drejtësinë kosovare dhe shënon konsolidimin e një sistemi unitar të drejtësisë në tërë territorin e vendit, që do t’u garantojë qytetarëve qasje të barabartë në institucionet e drejtësisë si dhe realizimin e të drejtave të tyre kushtetuese e ligjore. Shpërbërja e strukturave të mëhershme dhe integrimi i tyre në sistemin kosovar të drejtësisë është paraparë me Marrëveshjen për Sektorin e Drejtësisë të nënshkruar në Bruksel në prill të vitit 2013, si rezultat i dialogut mes Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë. Procesit të integrimit i ka paraprirë plotësimi i parakushteve kyçe për fillimin e procesit të integrimit, të parapara me marrëveshjen e Brukselit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version