Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka përzgjedhur gjashtë gjyqtarë për avancim në Gjykatën e Apelit.
Anëtarët e KGJK-së, në bazë të raportit të Panelit për Shqyrtimin e Aplikacioneve dhe Intervistim, aprovuan avancimin e gjyqtarëve: Valbona Selimaj, Violeta Husaj-Rugova, Bujar Dobërdolani, Mirlinda Bytyqi-Rexhepi, Mevlide Kosumi-Qarri dhe Kymete Kicaj, në pozitën gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Gjyqtarët në fjalë do të fillojnë punën nga data 1 shtator 2024.
Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 328-të, ka miratuar edhe rizgjedhjen e Kryesuesit të KGJK-së, Albert Zogaj, pas procesit të votimit unanim të anëtarëve.
Në njoftimin për media thuhet se mandati i ri i Kryesuesit Zogaj fillon më 7 korrik 2024 deri në përfundimin e mandatit të tij si anëtar i KGJK-së. /Telegrafi/