Site icon Telegrafi

KfW do të asistojë MMPH-në në menaxhimin e mbeturinave dhe ujërave të zeza

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur sot në takim, drejtorin e departamentit për infrastrukurë komunale për regjionin e Evropës Juglindore, të KfW-së, Kirk Mildner.

Ministri Agani, e njoftoi përfaqësuesin e KfW-së, me infrastrukturën ligjore në fushën e trajtimit të ujërave të zeza dhe mbeturinave, duke thënë se në këtë aspekt Kosova ka përmbushur obligimet dhe se presin ndihmën për implementimin e projekteve që kanë për qëllim rregullimin e gjendjes në këtë fushë.

Drejtori i departamentit për infrastrukurë komunale për regjionin e Evropës Juglindore, të KfW-së, Kirk Mildner, i premtoi ministrit Agani, se do të vazhdojnë asistimin në fushën e trajtimit të ujërave të zeza dhe mbeturinave në Republikën e Kosovës, duke mos përjashtuar edhe investimet në projekte konkrete. /Telegrafi/

Exit mobile version