Telegrafi

KFT realizoi garën tradicionale “Ujku Garues 2024”

Në kazermën “Ushtaret e NATO-s” në Istog, sot është përmbyllur gara tradicionale “Ujku Garues 2024” ku është mbajtur ceremonia e përfundimit të garës që është një ndër aktivitetet kryesore që i realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT), ku marrin pjesë ekipe nga njësit e FSK-së, këtë vit pjesëmarrës në garë ishin 18 ekipe.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ekipet në garë treguan, disiplinë, përgatitje të lartë fizike, përkushtim dhe punë ekipore dhe u certifikuan për pjesëmarrje në këtë aktivitet.

“Garën e ka fituar, Kompania B nga Regjimentit i Tretë i Këmbësorisë dhe është shpërblyer me vendin e parë. Vendi i dytë i takoi Kompanisë A nga Regjimentit i Tretë i Këmbësorisë dhe vendi i tretë shkoi për Kompania B nga Regjimentit i Parë i Këmbësorisë”, thuhet në njoftim.

Ekipet garuese sfidohen në nëntë disiplina: vrapimi 3.2 KM, poligoni taktik, zhvendosja e blindës, kalimi i zonës së rrezikshme, bartja e municionit, qitja me armë të shkurt, hedhja e granatës, qitja me armë të gjatë dhe bartja e të lënduarit. /Telegrafi/