Site icon Telegrafi

KFOS prezanton interesat thelbësore të komunitetit serb në Kosovë

Në emër të Platformës së Avokatisë Empirika, Fondacioni i Kosovës për Shoqërinë e Hapur (KFOS) organizon konferencë për shtyp për të paraqitur përmbledhjen e polikave të titulluar Interesat thelbësore të Komunitetit Serb në Kosovë.

Gjatë prezantimit, panelistët do të diskutojnë një sërë pyetjesh kryesore për Komunitetin Serb që janë identifikuar në hulumtimet e mëparshme,si dhe gjatë një tryeze të rrumbullakët të mbajtur në 18 Shtator 2019 dhe ku do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe mediat lokale.

Kjo iniciativë është mbështetur dhe iniciuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqërinë e Hapur (KFOS).

Qëllimi kryesor i kësaj përmbledhje të politikave ishte identifikimi dhe përshkrimi i çështjeve me rëndësi thelbësore për komunitetin serb në Kosovë, si dhe ofrimi i mjeteve juridike të mundshme për to, të cilat më pas do të drejtohen drejt vendimmarrësve të nivelit qendror, deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 Tetor 2019.

Kjo po bëhet me shpresën se do të jetë e para në një seri të gjatë iniciativash të ngjashme (dhe më të hollësishme) dhe punës së politikave, dhe se do të arrijë të tërheq vëmendjen e aktorëve institucionalë dhe politikë me qëllim të krijimit të një vrulli më të madh për gjetjen e zgjidhjeve sistematike dhe të qëndrueshme për problemet me të cilat përballet komuniteti serb dhe të kontribuojë në nxitjen e një shoqërie më të hapur dhe demokratike Presim pjesmarrjen tuaj në këtë event dhe në këtë diskutim shumë të rëndësishëm.

Exit mobile version