Site icon Telegrafi

KFOR-i zhvillon stërvitje në Prishtinë, me gjuajtje të drejtpërdrejta

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se Njësia e Specializuar Shumëkombëshe ka zhvilluar një stërvitje në Prishtinë me gjuajtje të drejtpërdrejtë. 

Siç thuhet në njoftim “kjo pjesë e trajnimit të rregullt u krye nga personeli i KFOR-it për të testuar procedurat dhe për të ruajtur standardet më të larta të efektivitetit operacional”.

Gjithashtu, bëhet e ditur se pjesëtarët e KFOR-it, kanë kryer patrullime ajrore edhe përgjatë vijës kufitare administrative të Kosovës.

Tutje, theksohet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. /Telegrafi/

Exit mobile version