Telegrafi

KFOR shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit të tyre në Brezovicë

Foto: Ilustrim

KFOR-i ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ushtarit të tyre, ditë më parë në Brezovicë.

Përmes një njoftimi në Facebook, KFOR thekson se ai ka vdekur nga shkaqet natyrale.

“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it të NATO-s shpreh ngushëllimet të sinqerta. KFOR është me familjet dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe për të gjithë Kontingjentin polak i dislokuar në Kosovë.

Po ashtu edhe NATO ka ngushëlluar për  humbjen ushtarit të KFOR.

“Ne jemi këtu për të mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij. Bashkëluftëtarët, marinarët dhe avionët e tij vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm të mandatuar nga OKB-ja”, tha gjeneralmajori i COMKFOR-it, Angelo Michele RISTUCCIA.

Ndërkaq, policia bëri të ditur se ekipet e emergjencës i kishin ofruar ndihmë ushtarit të KFOR-it, por përkundër kësaj ai ka ndërruar jetë.

Pastaj, viktima është bartur nga Brezovica me helikopter të KFOR-it./Telegrafi/