KFOR-i ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ushtarit të tyre, ditë më parë në Brezovicë.
Përmes një njoftimi në Facebook, KFOR thekson se ai ka vdekur nga shkaqet natyrale.
“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it të NATO-s shpreh ngushëllimet të sinqerta. KFOR është me familjet dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe për të gjithë Kontingjentin polak i dislokuar në Kosovë.
Po ashtu edhe NATO ka ngushëlluar për humbjen ushtarit të KFOR.
“Ne jemi këtu për të mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij. Bashkëluftëtarët, marinarët dhe avionët e tij vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm të mandatuar nga OKB-ja”, tha gjeneralmajori i COMKFOR-it, Angelo Michele RISTUCCIA.
Ndërkaq, policia bëri të ditur se ekipet e emergjencës i kishin ofruar ndihmë ushtarit të KFOR-it, por përkundër kësaj ai ka ndërruar jetë.
Pastaj, viktima është bartur nga Brezovica me helikopter të KFOR-it./Telegrafi/