Portugalia u shpall kampione e Evropës, ndërsa suksesin e “Luzitanëve” e kanë festuar edhe pjesëtarët e KFOR-it portugez në Kosovë.
Triumfit të Portugalisë në “Euro 2016” iu gëzuan ushtarët nga ky vend që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë, të cilët festuan gjatë gjithë natës, njofton Klan Kosova.
Kamera e “Minutës së Fundit” ishte brenda kampit të tyre dhe ju sjellë emocionet që përjetuan ushtarët gjatë ndeshjes finale dhe festën pas fitores historike.