Site icon Telegrafi

KFOR-i ofron bashkëpunim për përmirësimin e sigurisë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta gjatë një vizite në Komunën e Deçanit, me kryetarin Rasim Selmanaj diskutoi situatën e tanishme të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë për pjesën perëndimore të rajonit.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga KFOR-i thuhet se gjeneralmajori Miglietta përgëzoi kryetarin Selmanaj për përkushtimin e tij për të mbajtur raporte sa më të mira ndërmjet komunës dhe Manastirit dhe tha se “KFOR-i është i përkushtuar të bashkëpunojë me autoritetet vendore dhe me akterët ndërkombëtarë në mënyrë që siguria të përmirësohet”.

Kryetari i shprehu komandantit të KFOR-it mirënjohjen e tij dhe e vlerësoi shumë sjelljen efektive të KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe sigurimin e lirisë të lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës, duke e falënderuar në veçanti për mbështetjen e KFOR-it në ofrimin e sigurisë dhe lehtësimin e zbatueshmërisë së saj në komunën e Deçanit dhe në Manastir të Deçanit, thuhet në komunikatë.

Gjeneral Miglietta dhe kryetari i Komunës u takuan edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Exit mobile version