Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se nuk ka bllokim të digës së Ujmanit dhe se situata është e qetë dhe nën kontroll.
“KFOR-i nuk ka marrë kontrollin mbi digën e liqenit të Ujmanit. KFOR është këtu për të mbrojtur të gjithë qytetarët në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për media, sipas së cilës KFOR-i në Kosovë po kryen detyrën normale nën mandatin e Rezolutës 1244.
Ndërkohë, mediat serbe kanë raportuar lidhur me praninë e KFOR-it afër liqenit të Ujmanit.
“Kishte gjithsej nëntë automjete luftarake të forcave amerikane dhe disa dhjetëra ushtarë në terren. Dhe nga komanda e KFOR-it në Prishtinë dje u njoftua se ishte një aktivitet i paracaktuar dhe se nuk kishte të bënte me vendosjen nën kontrollin e liqenit Gazivodës”, shkruajnë mediet serbe, përcjell Telegrafi.