Telegrafi

KFOR-i ndihmon QKUK-në pas kërkesës urgjente për serum antihelmim

Kosova pos që po përballet me pandeminë e COVID-19 dhe ethet hemorragjike ditëve të nxehta të verës përballet edhe me pickimet e gjarpërinjve.

KFOR-i sot ka njoftuar se ka pasur një kërkesë urgjente për ndihmë nga QKUK-ja.

Misioni i NATO-s në Kosovë është përgjigjur ndaj kërkesës së QKUK duke dhuruar një sasi të rezervave të serumit kundër helmimit të gjarpërinjve.

KFOR-i po ashtu ka njoftuar se po ndihmon Kosovën edhe në përballimin e pandemisë së COVID-19.

Kujtojmë në Kosovë jeton gjarpri i llojit Vipera ammodytes i njohur si Hundraku që është ndër më helmuesit në Evropë.

Klinika Infektive e QKUK çdo vit regjistron raste të helmimeve nga ky gjarpër./Telegrafi/