Site icon Telegrafi

KFOR-i Italian i dhuron aparatin e ultrazërit QMF-së në Pejë

Qendra e Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania të Pejës tashmë ofron shërbimin e ultrazërit, falë një donacioni nga KFOR-i Italian, i cili ka dhuruar një aparat të avancuar për këtë qendër mjekësore.

Lajmin e ka bërë të ditur dr.Fahri Berisha, Specialist i Mjekësisë Familjare dhe Ultrasonist, i cili ka konfirmuar se nga javët në vijim, pacientët e kësaj qendre do të kenë mundësinë të kryejnë ekzaminime me ultrazë të tiroides dhe abdomenit, pa pasur nevojë të drejtohen në spitale të tjera.

Ky donacion, përveç përmirësimit të shërbimeve shëndetësore, do të ndihmojë në reduktimin e pritjeve të gjata për këtë lloj ekzaminimi, duke lehtësuar aksesin në diagnostikim për qytetarët e Pejës./Telegrafi/

Exit mobile version