Telegrafi

KFOR-i nuk i referohet Artane Rizvanollit si ministre, ‘vërshojnë’ komentet në Twitter

Ministrja e Ekononomisë, Artane Rizvanoll, të martën është takuar me komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristucci.

Kjo u bë e ditur nga KFOR-i në llogarinë zyrtare në Twitter.

Por, çka bie në sy është mënyra e interpretimit të postit të minstres Rizvanolli, kjo pasi që ky mision nuk e njeh atë si ministre për shkak të Rezolutës 1244.

Në njoftimin për takimin, KFOR-i i referohet si “Rizvanolli e Institucioneve të Ekonomisë së Kosovës”.

“Komandanti i KFOR-it, MG Ristuccia, u takua me znj. Artane Rizvanolli nga Institucionet në Ekonominë e Kosovës, përfaqësues të ambasadave italiane dhe gjermane dhe të organizatave të mirëqenies sociale. Ata patën një diskutim produktiv për gjendjen e përgjithshme të minoriteteve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Ky veprim u përcoll me reagime të ashpra në Twitter. Dhjetra komentues, hodhën kritika ndaj KFOR-it për “lëshimin e tillë”.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selim, në reagimin e tij tha se është veprim “idiotesk”.

Kjo pasi tregon se NATO është neutral ndaj statusit, dhe se ka pasur një ministri të ekonomisë edhe para pavarësisë, nën 1244 dhe protektoratin e UNMIK-ut.

“Më vjen keq, por kjo është thjesht një veprim idiotesk.@NATO është neutral ndaj statusit, por Rizvanolli nuk është “i institucioneve në ekonominë e Kosovës” por “ministër i ekonomisë”. Dhe ka pasur një ministri të ekonomisë edhe para pavarësisë, nën 1244 dhe protektoratin e UNMIK-ut. @NATO_KFOR duhet të ndalojë këtë marrëzi”, shkroi Selimi./Telegrafi/