Drejtoria për emergjenca në Gjakovë ka përfituar sot një donacion nga KFOR-i.
KFOR-i njofton se në mbështetje të Departamentit të Zjarrfikësve të komunës së Gjakovës, janë dhuruar dron, gjeneratorë të energjisë elektrike, ventilatorë, rripa rikuperimi, sharrë betoni dhe litarë.
Kjo iniciativë është pjesë e një sërë aktivitetesh periodike të zhvilluara nga KFOR-i për të mbështetur popullatën lokale dhe komunat e ndryshme të Kosovës.
Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë komandanti i Komandës Rajonale Perëndim, kolonel Francesco Ferrara, komandanti i zjarrfikësve Xhevdet Brahimaj dhe këshilltari i emergjencës Haxhi Sejdija./Telegrafi/