Site icon Telegrafi

​KFOR dhe EULEX me ushtrime të përbashkëta

Njësia e Specializuar Shumëkombëshe Italiane (MSU), zhvilloi sot një ushtrim të përbashkët me misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), me fokus kontrollin e turmës.

KFOR-i në një njoftim thotë se vazhdon të ndihmojë në ruajtjen e një mjedisi të qetë e të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit.

“KFOR-i operon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në përputhje me tri shtresat e reagimit për sigurinë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version