KFF Mitrovica është shpallur klubi më i mirë në kategorinë e femrave nga FFK, ndërsa Albulena Fejza është shpallur si futbollistja më e mirë.
Në anën tjetër, Erza Gashi nga ekipi 16 Qershori e ka fituar çmimin si “Shpresa e Vitit”.
Më poshtë mund t’i shikoni postimet e plota nga FFK:
KFF “Mitrovica” është kampioni aktual i Kosovës në futboll në kategorinë e vajzave
Vajzat e KFF Mitrovica kanë fituar edhe Kupen e Kosoves teksa në arenën ndërkombëtare na kanë përfaqësuar denjësisht në Ligën e Kampionëve.
Futbollistja e Vitit 2024 – Albulena Fejza!
Albulena Fejza është një grua e cila dëshmon çdo ditë që futbolli nuk njeh gjini. Ajo ka përkrahjen e të dy familjeve, të saj dhe të bashkëshortit për të vazhduar profesionin e saj te futbollistes duke qenë e dedikuar për suksese dhe duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në klubin e saj KFF Mitrovica dhe në Kombetaren e Kosovës të vajzave.
Çmimi “Shpresa e Vitit – Vajzat” – Erza Gashi!
Erëza është një nga Futbollistet e së ardhmes. Ajo ndonëse vetëm 16 vjeçare, shkëlqen me ekipin e saj KFF “16 Qërshori” teksa është një nga vajzat më të zellshme të Kombëtares së Kosovës U17. /Telegrafi/