Klubi i futbollit Mitrovica e ka nisur me humbje të thellë eksperiencën evropiane në Ligën e Kampionëve për femra.
Vashat mitrovicase janë mposhtur me rezultat 6-1 nga ekipi hungarez, MTK Hungaria.
Ndeshjet e këtij grupi po zhvillohen në Hungari nga 7 deri më 13 gusht.
Mitrovicaset më 10 gusht do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë dhe do të luajnë me ekipin çek Slavia Praga.
Ndeshjen e tretë dhe të fundit Mitrovica do ta luajnë më 13 gusht kundër Ataşehir Belediyespor të Turqisë.
Slavia në ndeshjen e parë ka luajtur ndaj Ataşehir Belediyespor ku ka fituar 7-2.
Kampionët e Kosovës kanë udhëtuar për në Hungari përmes Serbisë. /Telegrafi/