Në një ceremoni solemne është bërë përurimi i hapjes zyrtare të KFC – Kosova pjesë e zinxhirëve të restauranteve me famë botërore me bazë ushqimet nga mishi i pulës.
Në këtë ceremoni kanë marr pjesë Ambasadori Amerikan në Kosovë Greg Delawie, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti si dhe përfaqësues të lartë nga selia e KFC-së në Europë.
Hapat fillestarë drejt këtij projekti gjigant në Kosovë, fillimisht u ndërmorën në vitin 2013 e që në dhjetor të vitit 2015 u arrit në një marrëveshje që i dha dritën e gjelbër hapjes së restaurantit të parë pjesë e zinxhirëve nën markën KFC nga SHBA-të.
Fillimi i gushtit të vitit 2016, e gjeti Kosovën, respektivisht Prishtinën me pikën e parë zyrtare të KFC-së në Albi Mall.
Duke parë dinamikën e punës dhe interesimin e madh të klientelës kosovare për këtë brend të ushqimeve me bazë mishin e pulës, parashihet që KFC të zgjerohet edhe me një pikë tjetër që pritet të përurohet rreth muajit tetor.
Ambasadori Greg Delawie tha se ndihet i lumtur që KFC është shtrirë në edhe në Kosovës dhe ka kaq shumë konsumatorë.
“Hapja e KFC është një hap i madh në demonstrimin e përmirësimit të investimeve në Kosovë. Shpresojmë që KFC do të jetë një nga franshizat amerikane e cila do të ndihmojë të rrisë punësimin”, theksoi ambasadori Greg Delawie, shkruan Telegrafi.
Ndërkaq kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se hapja e KFC-së në Prishtinë tregon se brendet e njohura ndërkombëtare kanë vendosur Kosovën në hartine tyre për Investime.
“Sot kur kemi një restaurant të tillë si KFC-ja në Prishtinë, tregon se brendët e njohura e kanë vendosur Kosovën dhe Prishtinën në hartën e tyre. Po ashtu u hapë rrugë edhe bendëve të tjera, do të jemi në valën e kryeqyteteve në Ballkan por edhe në Evropë që janë të sigurta për brendët më të mëdha botërore”, tha Ahmeti.
E, Fatmir Zymberi, KFC Kosova ka thënë se brenda një kohe të shkurtër kohore do të hapin edhe pika të tjera në vend, ndërsa në vitet e ardhshme do të rritet numri i pikave e po ashtu edhe i investimeve.
“Brenda një muaji do të hapim pikën tjetër kurse në përudhën 3 deri 4 vjeçare do të hapim 15 dyqane tjera me një investim prej mbi 10 milionë euro, ku do të punësohet mbi 150 punëtorë”, tha Zymberi
Përveç kënaqësisë së sjellur në shijet dhe tryezat e kosovarëve, KFC ka hapur edhe vende të punës, aktualisht duke punësuar 40 persona. Mirëpo deri në fund të vitit 2016 pritet që numri i të punësuarve të arrijë deri në 100.
Përveç kësaj parashihet që shtrirja e këtij zinxhiri restaurantesh të përfshijë edhe qytete të tjera të Kosovës.
Çka e bën KFC-në të veçantë është sekreti i recetës e cila përbëhet nga 11 erëza të ruajtura me shumë përpikëri dhe përkushtim gjatë tërë këtyre viteve. Madje ky sekret edhe është njëri ndër më të diskutuarit në botë në fushën e kulinarisë.
KFC është rrjet i restauranteve me një shtrirje globale, me një numër prej 19 mijë restaurantesh në 125 vende të botës.
Të mahnitur nga kënaqshmëria e konsumatorit kosovar, parashihet që ky brend të ketë shtrirje pothuajse në çdo qytet të Kosovës në vitet në vijim. /Telegrafi/