KFC Kosova ka njoftuar se zinxhirit të vet të rrjeteve në vendin tonë, nga dita e mërkurë (24 qershor) do t’i shtohet edhe një pikë e re.
Pika e re do të hapet në Fushë Kosovë – më saktësisht përball universitetit “AAB” ose klikoni KËTU për ta parë lokacionin e saktë.
Kështu, qytetarët do ta kenë edhe një pikë tjetër më afër tyre ku munden t’i shijojnë ushqimet e shijshme që i ofron KFC.
Kjo pikë do të punojë nga ora 10:00 deri në 23:00 dhe do t’i punësojë 20 punëtorë të rinj. Me shtimin e kësaj pike, KFC Kosova tani bën një ekip prej 280 punëtorëve të përkushtuar për të ofruar pastërti e shërbime kualitative.