Site icon Telegrafi

KF Vitia padit FFK-në për Kuvendin Zgjedhor për president

Klubi nga Liga e Parë e Kosovës, Vitia, ka dorëzuar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë duke kërkuar anulimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Dokumenti i padisë që është siguruar nga Koha është dorëzuar në gjykatë ditën e sotme (e hënë).

Në bazë të pretendimit të këtij klubi, caktimi i mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të FFK-së me datën 6 prill, është i kundërligjshëm.

Lexo po ashtu KE i FFK-së shpall zgjedhjet për kryetar, do të mbahen më 6 prill

Para disa ditësh (e martë, 2 mars), Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit Agim Ademi e mbajti mbledhjen e radhës dhe i shpalli zgjedhjet për kryetar.

Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë. /Telegrafi/

Exit mobile version