Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Klubit të Vëllaznimit, nga e cila ka dalë një vendim që ngjallë shpresat e opinionit gjakovar për rikthimin e kuqezinjve në majat e futbollit kosovar.
Kjo pasi që anëtarët e bordit kanë vendosur unanimisht që klubi nga Organizata Jo Qeveritare (OJQ), të kalojë në Shoqëri Aksionare.
Kjo shihet zgjidhja e vetme e problemeve të pafundme financiare që e kanë karakterizuar klubin me nam prej vitesh.
Procesi i privatizimit do të fillojë në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës.