Telegrafi

KF Prishtina me dy përforcime

Mesfushori ofanziv, Leart Emini ka arritur marrëveshje trevjeçare me kampionin në fuqi të Kosovës në futboll, Prishtinën. Firmosja e kontratës do të bëhet në ditët në vazhdim.

Trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, ka vlerësuar se 21-vjeçari Leart Emini, i cili së fundi luajti për skuadrën e Hysit, është futbollist me perspektivë. Ai më herët ishte pjesë e Trepçës, ndërsa karrierën e kishte nisur pikërisht te Prishtina, informon Koha Ditore.

Ndërkohë, përforcimi i parë i Prishtinës për këtë vit ishte Drilon Berisha i Hajvalisë, me të cilin po ashtu ka firmosur për tri vjet. /Telegrafi/