Telegrafi

KF Besa miqësore me Shakhtarin

Përveç Shakhtarit, KF Besa do të ndeshet edhe me kampionin e Taxhikistanit, Ravshanin dhe me skuadrën e Ligës së Dytë të Rusisë, FK Yenisey Krasnoyarsk.

“Pas Shakhtarit, jam përkujdesur që Besës t’ia aranzhoj edhe një miqësore tjetër. Pejanët do të luajnë edhe me skuadrën FK Yenisey Krasnoyarsk, që bën gara në Ligën e Dytë të futbollit Rus”, ka thënë menaxheri i klubit, Amir Prepolli.

“Ka kohë që luaj futboll dhe kam përjetuar momente shumë të mira. Mirëpo, të luash ndaj Shakhtarit, që është pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve, vërtetë është një privilegj për mua, sigurisht edhe për bashkëlojtarët tjerë”, tha mesfushori i kësaj skuadre, Krenar Vokshi, për Sport./Telegrafi/