Site icon Telegrafi

KF Besa ia vazhdon kontratën Egzon Gashit

Lajmin për gazetën Arena e konfirmoi vetë Gashi, duke u shprehur optimist që do të tregojë paraqitje të mira edhe në edicionin e ri, ashtu siç bëri në këtë që e lamë pas. “Besa më ka ofruar rinovim dhe jemi ulur të bisedojmë. Kemi arritur marrëveshje 1-vjeçare dhe unë do të vazhdojë të luajë për këtë skuadër. Jam i kënaqur me kushtet dhe jam shumë optimist për edicionin e ri. Besoj që me punën e madhe që po bëhet në klub ne do të arrijmë që ta fitojmë titullin kampion”, theksoi Gashi, duke shtuar tutje se marrëveshja me Besën mund të prishet nëse eventualisht merr ndonjë ofertë nga Shqipëria.

Për të së fundmi u interesuan edhe disa skuadra kosovare, por ai në fund mbeti në ‘Shahin Haxhiislami’. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version