Site icon Telegrafi

KF Besa e Dobërdollit ndahet me pesë futbollistë

Klubi i futbollit Besa ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistët Maliq Beluli, Genc Gashi, Emir Skenderi, Ilirid Ademi dhe Filip Aleksovski, njofton Telegrafi.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”, klubi falënderon ish-lojtarët për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit, duke u uruar atyre suksese në karrierën e ardhshme.

KF Besa aktualisht mban pozitën e 10-të në tabelën me 13 pikë, njëjtë si edhe Vardari. Kujtojmë se java e kaluar shënoi përfundimin e sezonit vjeshtor, një periudhë që ishte sfiduese për klubin nga Dobërdolli, jo vetëm në aspektin e rezultateve, por edhe në stabilitetin brenda stafit teknik.

Besa sezonin e nisi me trajnerin Aleksandar Tanevski, i cili u zëvendësua nga Berat Imeri. Megjithatë, gjysmë sezonin Besa e përmbylli nën drejtimin e Burim Sadikut, duke reflektuar një periudhë tranzicioni dhe kërkimi për konsolidim.

Lëvizjet në përbërjen e skuadrës dhe sfidat në aspektin e trajnerëve tregojnë përpjekjet e klubit për të rikthyer stabilitetin në kampionat. /Telegrafi/

Exit mobile version