Përmes një shkrimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Tomislav Kezharovski, gazetari i cili tashmë njihet si simbol i rezistencës gazetareske, ka njoftuar se sërish ftohet në bisedë informative nga policia, transmeton telegrafi Maqedoni.
“Stacioni policor i Qendrës ka lëshuar ftesë për mua për një bisedë informative. Do shkoj sot në ora 18:30 në stacionin policor. Më kanë thirrur për “përfshirje” në ngjyrosjen e Kuvendit. Me këtë ftesë CV ime do jetë e kompletuar” – shkruan Kezharovski./Telegrafi/