Telegrafi

Keylor Navas: Po luftojmë për krenarinë tonë dhe fanellën

Keylor Navas (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, ka folur pas barazimit 1-1 ndaj Leganes të hënë, pavarësisht  rezultateve thotë se dëshira ende është në skuadër për të fituar.

Lojtari ka folur edhe për të ardhmen, ku ka zbuluar se qëllimi i tij është të qëndrojë për gjatë te Los Blancos.

“Ne do të luftojmë për krenarinë tonë, stemën dhe këtë fanellë. Nganjëherë kjo vlen më shumë se çdo titull. Ne duhet të përpiqemi, të japin gjithçka në çdo ndeshje. Nuk është sekret që ka qenë një sezon i vështirë për të gjithë ne”.

Lexo po ashtu Nuk kaluan shumë minuta dhe Navas i tregon të gjithëve pse meriton titullarin te Zidane

“Ne dalim në fushë me dëshirën për fitore dhe të japim gjithçka. Ndeshjet janë pak të komplikuara në fundin e sezonit: është e vështirë për ta shpjeguar, por ne ndihemi të dëshpëruar për këtë situatat”.

“E ardhmja? Jam i qet dhe dua të jam më të mirën kur luaj. Kam një kontratë dhe qëllim për të vazhduar. Do të presim dhe shikojmë”, ka thënë Keylor pas ndeshjes. /Telegrafi/