Bëhet fjalë për bazën nga e cila pilotët drejtojnë fluturaket amerikane pa-pilot Predator dhe Reaper që po veprojnë më së shumti në Afganistan, por edhe në Libi si dhe në Irak dhe Pakistan. Pasi që kompjuterët nuk janë të kyçur në Internet ose në ndonjë rrjet tjetër publik të jashtëm, në Pentagon sipas pohimeve nuk janë të brengosur se këto të dhëna do të mund ti dërgohen ndokujt jashtë, por dhe se janë të “vetëdijshëm për gjendjen”.
E si është e mundur, pra, që sistemi të infektohet me virus, parashtrohet pyetja? Përmes disqeve portativ dhe USB memorieve. Edhe pse Pentagoni ia ka ndaluar shumicës së bazave të veta përdorimin e memorieve të jashtme për bartjen e të dhënave, Creech AFB ishte e përjashtuar nga ky rregull (por kjo nuk vlen më, pas këtij incidenti).
Supozohet se kjo ishte rruga me të cilën virusi arriti në sistemin kompjuterik, por duket se, ai nuk ishte i shkruar në veçanti për këtë synim, por se më parë bëhet fjalë për një keylogger “të praktikës së përgjithshme”.
Teknikët në bazë fillimisht provuan të fshijnë virusin duke përcjellë instruksionet në faqet e Kasperskyt, por sipas pohimeve ky “ringjallej” vazhdimisht, kështu që në fund u deshën të formatojnë të gjitha disqet në bazë për ta hequr qafe. Nga komentet zyrtare nuk është e qartë nëse në fund ia kanë dalë në krye me të apo jo.
Në të vërtetë, ministria amerikane e mbrojtjes nuk ka rezultate të mira për sa i përket punëve të këtilla. Në vitin 2008 krimbi kompjuterik agent.btz pati infektuar qindra mijëra kompjuter të Ministrisë dhe me të gjitha orvatjet, tri vite më vonë, teknikët ende nuk ia kanë dalë ta çrrënjosin – kohë pas kohe ai prapë paraqitet në ndonjë kompjuter të ri.
Për sa i përket operacioneve të fluturakeve amerikane pa pilot, ato po vazhdohen, me keylogger ose pa të. Amerikanët i konsiderojnë ato jashtëzakonisht të dobishme në luftërat e veta në të gjitha vendet kështu që ato janë nën kontrollin e CIA-së (30 copë) e në tri vitet e fundit në Pakistan kanë gjuajtur caqet mbi 230 herë dhe me atë rast kanë vrarë mbi 2,000 luftëtarë, por edhe civil të pafat që janë gjetur në afërsi. Të dhëna për 150 Predator dhe Reaper me të cilat disponon ushtria amerikane nuk ka, por dihet se vetëm në Libi gjatë disa muajve të fundit në luftime kanë marrë pjesë së paku 92 herë.