Kevin gjatë ditës së sotme i tha Anës se është lënduar nga kjo e fundit për qëndrimet e saj lidhur me relacionin e tyre.
Ana gjatë ditës së djeshme, i tha Kevinit se dëshiron që të mbesin vetëm shokë e jo më shumë.
Në prime-in e mbrëmshëm, ishte motra e Anës e cila po ashtu në mënyrë indirekte i tha që të luante lojën e vetme.
Edhe gjatë ditës së sotme ajo dhe Kevini diskutuan lidhur me relacionin e tyre.
Këngëtari në një moment i tha asaj që ishte i lënduar nga ajo.
“Ti je t’u lujt shumë. A mendon se është mirë për mu? Jam lënduar nga ti. Ki me i ra pishman, koha do ta tregojë këtë”, i tha Kevin ndër të tjerash.
Ana më pas i tha se ndonëse nuk dëshiron të ndërpresë tërësisht raportet me të, dëshiron që ata të dy të mbesin vetëm shokë. /Telegrafi/