Kevin Hart tha në një shfaqje komedi të kohëve të fundit se ai rezutoi pozitiv në testin për coronavirus.
“Problemi është se e kam pasur atë në të njëjtën kohë me Tom Hanks, dhe nuk mund të them asgjë, sepse ai është më i famshëm se unë”, tha vendasi i Filadelfias këtë fundjavë. (Hanks dhe gruaja Rita Wilson zbuluan se ish infektuar me COVID-19 më 11 mars), shkruan DailyMail.
Hart është i një vajze të quajtur Heaven, 15 vjeçare dhe djalin Hendrix, 12 vjeçar, nga martesa e tij e mëparshme me Torrei Hart; dhe djali Kenzo Kash, dy vjeçar, me bashkëshorten e tij Eniko Parrish, 35. Çifti po presin edhe një vajzë tjetër së bashku.
Gjërat janë në zhvillim e sipër për Hart, i cili i mbijetoi virusit më pak se një vit pasi ai theu shpinën në një përplasje automjetesh të 1 shtatorit 2019 në Malibu Hills të Kalifornisë.
Që nga e hëna, në një nivel global, 811.748 njerëz kanë vdekur mes 23.566.502 diagnozave pozitive në të gjithë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Vdekja totale për COVID-19 në Sh.B.A ishte 177, 248 persona, me 5.739.068 gjithsej diagnoza pozitive. /Telegrafi/