Telegrafi

Kevin Hart tregon gjininë e fëmijës së katërt, ai dhe Eniko presin vajzë

Kevin Hart dhe Eriko Parrish (Foto nga Vivien Killilea/Getty Images for Roc Nation/Guliver)

Komiku i njohur, Kevin Hart dhe gruaja e tij, Eniko Parrish, kanë bërë të ditur se janë në pritje të një vajze ndërsa festuan Ditën e Nënës.

Dyshja në mars të këtij viti kishin njoftuar ndjekësit se ata po prisnin një fëmijë, por pa e treguar gjininë, shkruan Daily Mail.

Një gjë të tillë e bëri të ditur 40-vjeçari në rrjetin social Instagram, ku shihej i lumtur nga lajmi që mori.

“Jemi të gëzuar për ardhjen e vajzës sonë. Zoti është i i mrekullueshëm… Ne jemi të bekuar që ju kemi në jetën tonë. E tëra që mund të them është faleminderit”, ka shkruar ai.

Hart dhe Eriko tashmë kanë dy fëmijë, Kenzo dhe Heaven, ndërsa Hendrix është fëmija që aktori e ka me ish-gruan Torrei Hart. /Telegrafi/