Kevin Hart, 41 vjeç dhe Woody Harrelson, 59 vjeç, janë duke punuar fuqishëm në filmin e tyre të ardhshëm teksa u fotografuan në Toronto këtë javë.
Dyshja e famshme u panë duke rënë furishëm pas një makine ndërsa po filmonin një skenë të re te filmit.
Kjo ka të bëjë me një komedi aksion e quajtur “The Man In Toronto” dhe gjithashtu ka yje të tillë si aktorja e “The Big Bang Theory”, Kaley Cuoco.
Përderisa ishte duke u ulur poshtë makinës për në skenë, Woody mund të shihej me një vështrim djallëzor në fytyrë dhe armë në të dy duart e tij.
Ndërkohë Kevin ishte ulur pranë tij dhe dukej i alarmuar. ndoshta sepse nuk kishte armë të tijën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Me sa duket personazhet e tyre po qëlloheshin nga dy burra me mjekër, të cilët po përpiqeshin të qëllonin nga një kamionçinë.
Realizuar nga Patrick Hughes i cili po ashtu qëndron prapa “The Expendables 3” dhe “The Hitman’s Bodyguard”, “The Man from Toronto” pritet të publikohet në shtator të vitit 2021. /Telegrafi/