Telegrafi

Kevin Edmond dhe Nikko publikojnë këngën e re “Suave”

Foto: Kevin Edmond/YouTube

Këngëtari Kevin Edmond ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me artistin NIKKO.

“Suave” titullohet kënga e tyre e re, e cila është verore me ritme latine.

Kënga është produkt i producentëve Ransom Beatz dhe Juwonmix, ndërsa miksimi është realizuar nga Ruzbeatz.

Foto: Kevin Edmond/YouTube

Për tekstin janë kujdesur vet dyshja interpretuese, duke shkruar secili pjesën e tij.

“Suave” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Kosovë.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksioni Sekuencë Studio. /Telegrafi/