Ndoshta Russell Westbrook ka dominuar në fillim të sezonit kundrejt Kevin Durant, por ylli i ri i Golden State Warriors ka shijuar fitoren e parë në këtë sezon!
“Luftëtarët” triumfuan kundër Oklahoma Thunders me rezultat të thellë 122:96, ndërsa Durant shënoi 39 pikë – shtatë treshe (rekord të karrierës) dhe po aq kërcime.
https://www.youtube.com/watch?v=33VR4vd0ql0
Nga ana tjetër, Westbrook shënoi vetëm 20 pikë, e cila është mjaft modeste duke marrë parasysh se në fillim të sezonit të kaluar kishte realizuar 340 pikë, transmeton Telegrafi.
Stef Curry shënoi 21 pikë dhe Klay Thompson shtoi 18 pikë. Në radhët e Thunders, Oladipo realizoi 21 pikë, Sabonis 23 pikë dhe Adams shtoi 11 sosh.
“ Unë e di se këta janë basketbollistë të mirë. Ata luftojnë në çdo ndeshje për të fituar”, ka thënë Durant për ish-skuadrën, Oklahoma.
Rezultatet:
Sacramento 94-102 Orlando
https://www.youtube.com/watch?v=X7ejc4ASApY
Denver 102-99 Minnesota
https://www.youtube.com/watch?v=wnif_VP50mc
Boston 122-128 Cleveland
https://www.youtube.com/watch?v=VabfyPfwh8I