Kevin Durant ka qëndruar vetëm 11 minuta në parketin e Scotiabank të Torontos para se sërish të lëndohet.
Golden State Warriors triumfoi si mysafir i skuadrës kanadeze Toronto Raptors me një pikë epërsi, 106:105.
Basketbollisti mungoi për rreth një muaj shkaku i një dëmtim në thembrën e Akilit, por tani besohet se bëhet fjalë për një lëndim edhe më serioz.
Kevin Durant just posted to Instagram. I can’t even imagine what he’s going through right now pic.twitter.com/tHPLaEIbl1
— Drew Shiller (@DrewShiller) June 11, 2019
Durant duke çaluar ka shkuar drejt dhomave të zhveshjes i ndihmuar edhe Stephen Curry dhe Andrea Igoudale gjersa më vonë u pa duke ecur me paterica.
Durant gjatë ditës së sotme do të bëjë një rezonancë magnetike për të përcaktuar seriozitetin e lëndimit, ku edhe do të bëhet e ditur se sa do të mungojë.
Ndryshe, takimi i gjashtë mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 14 qershor (e premte), rreth orës 03:00 dhe ekipi që siguron katër fitore, do të shpallet kampion i NBA-së. /Telegrafi/