Kevin Durant besohet se ka vazhduar kontratën me Golden State Warriors.
Është ESPN që raporton se MVP i finaleve të sezonit të fundit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare të vlefshme 53 milionë dollarë.
Durant kishte të drejt të largimit si agjent i lirë pasi kishte vetëm një vit në kontratën e tij me Golden State.
Por, përkundër faktit se ai ka fituar titullin e kampionit, duket se KD ka vendosur që të qëndrojë në Oracle Arena.
Ky është lajmi më i madh për Golden State në këtë verë, ku po ndodhin shumë transferime në NBA. /Telegrafi/