Telegrafi

Kevin Durant lëndohet dhe shkoi në zhveshtoret e klubit, nuk dihet nëse mbaroi sezoni për basketbollistin

Shumë gjëra interesante ndodhën në ndeshjen e mbrëmshme në ligën NBA, por duket se në qendër të vëmendjes ishte Kevin Durant.

Ky i fundit është lënduar gjatë fitores së Golden State Warriors kundër Houston Rocketsit me rezultat 116-91.

Në fund të çerekut të tretë, basketbollisti amerikan lëndoi këmbën e djathtë dhe shkoi drejt në zhveshtoret e ‘luftëtarëve’.

Lëndimi në shikim të parë nuk dukej i rrezikshëm, por dëmtimi i këmbës shkaktoi spekulime se sa do të mungojë lojtari.

Siç raportohet nga mediat amerikane dhe gazetarë të shumtë sportivë, të cilët njoftuan se basketbollisti lëndoi kyçin e këmbës ose tendën e Akilit.

Lexo po ashtu Milwaukee përfundon punë me Celtics, Warriors një fitore pranë eliminimit të Rockets

Ndryshe, stafi mjekësor i klubit njoftoi se Durant do të bëjë një rezonancë magnetike për të përcaktuar natyrën e saktë të lëndimit. /Telegrafi/