Telegrafi

Kevin de Bruyne luajti me dëmtim të kofshës për dy muaj – vetëm pak njerëz e dinin këtë

Kevin De Bruyne dukej i rraskapitur që në minutën e parë gjatë finales së djeshme të Ligës së Kampionëve. Në të 36-ën u dorëzua dhe u largua nga loja për shkak të një dëmtimi.

Belgu luajti 60 ndeshje për klubin dhe kombëtaren dhe e shtyu trupin e tij në kufirin e përpjekjes që mund të përballojë. Sot u bë e ditur se ai ka luajtur me dëmtim.

De Bruyne dy muajt e fundit ka luajtur me një lëndim në kofshë, gjë që e ka kërcënuar me një pushim prej tre muajsh nëse vendos ta rehabilitojë atë.

Ai nuk donte të ishte jashtë skuadrës për ndeshjet kyçe të sezonit, ndaj shtrëngoi dhëmbët dhe luajti deri në ndeshjen e djeshme.

Në atë periudhë, De Bruyne luajti ndeshje spektakolare kundër Bayernit, Arsenalit dhe Real Madridit, por sërish nuk arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Vazhdon mallkimi i finaleve për De Brynen – largohet në mesin e pjesës së parë pas lëndimit

Për herë të dytë në dy finalet, ai nuk e përfundoi lojën deri në fund, por duhej të largohej për shkak të dëmtimit, të cilin e fshehu me sukses para mediave për muaj të tërë. Vetëm pak njerëz në Man City dinin për të. /Telegrafi/