Një foto e falsifikuar që pretendon të tregojë Kim Jong-un të vdekur në një arkivol qelqi është bërë është bërë virale mes thashethemeve të vazhdueshme për udhëheqësin e Koresë së Veriut.
Sipas The Sun, përcjell Telegrafi, imazhi – që mendohet të jetë një foto e dokumentuar nga funerali i babait të tij në vitin 2011 – duket se tregon Kim të shtrirë nën një batanije të kuqe me kokën mbi një jastëk.
Ndërkohë SHBA dhe Kina po kërkojnë të gjejnë të vërtetën për pretendimet se udhëheqësi i Koresë së Veriut është ose i vdekur ose i sëmurë rëndë në një gjendje vegjetative pas operacionit të zemrës.
Ndërsa Koreja e Veriut u përpoq për të treguar se ai është gjallë sot duke publikuar një letër që thuhet se është shkruar nga Kim për ndërtimin e një vendpushimi.
Por mungesa e ndonjë imazhi të ri të Kim vetëm se ka shtuar spekulimet.
Sidoqoftë, fotografia që po ndahet në internet besohet të jetë e manipuluar.
Siç shkruan tutje The Sun, imazhi – përputhet nga afër me një foto nga funerali i babait të tij Kim Jong-il pasi ai vdiq nga një sulm në zemër në vitin 2011.
Ajo ka të njëjtin kënd të ulët, jastëk ceremonial dhe aranzhime lulesh pas kokës së tij – duke sugjeruar që fytyra dhe supet e reja të Kim janë mbivendosur. /Telegrafi/