Shtatori po afrohet dhe bashkë me të po hapen dhe shkollat duke i bërë përgatitjet e tyre të fundit.
Prandaj, Dukagjini Publishing House njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore në tri pikat e tyre të shitjes.
Tani, ju mund t’i gjeni këto tekste në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë, me orare të përshtatshme për të plotësuar nevojat e çdo lexuesi.
Tekstet e shtëpisë botuese “Dukagjini” i gjeni në:
– Libraria “Dukagjini” – Sheshi “Nënë Tereza”
E vendosur në zemër të kryeqytetit, me orar të zgjatur nga e hëna në të premte, nga ora 9:00 deri në 20:00, dhe të shtunave dhe të dielave nga ora 10:00 deri në 19:00, kjo librari ju mundëson të vizitoni dhe të blini në kohën që ju përshtatet më mirë.
– “Dukagjini Center”- Lakrishtë
Për ata që ndodhen më afër lagjes Lakrishtë, “Dukagjini Center” është pika e dytë ku mund të gjeni të gjitha tekstet e dëshiruara. Orari i punës është gjithashtu i përshtatshëm, nga e hëna në të premte nga ora 9:00 deri në 19:00, dhe të shtunave dhe të dielave nga ora 10:00 deri në 19:00.
Po ashtu, ju mund t’i merrni librat shkollor për vitin shkollor 2024/25 në Dukagjini Center me parking FALAS gjatë orarit të punës!
– Parkohu në katin -1 gjatë këtyre orëve:
– E hënë – e premte, 9:00 deri 19:00
– E shtunë – e diel, 10:00 deri 19:00
– Librarina “Dukagjini” – Prishtina Mall
Për adhuruesit e leximit që pëlqejnë të vizitojnë qendrat tregtare, Libraria “Dukagjini” në Prishtina Mall është hapur për ju nga e hëna deri të dielën nga ora 10:00 deri në 22:00. Ky orar i zgjatur ofron një fleksibilitet të jashtëzakonshëm për të blerë libra pas një dite të ngarkuar pune ose për një shëtitje relaksuese gjatë fundjavës.
Pavarësisht se cilën librari “Dukagjini” zgjidhni, me lokacionet e tyre të ndryshme dhe oraret e punës të përshtatura për secilin, “Dukagjini” është gjithmonë afër jush!