Telegrafi

Këtu mund ta takoni nesër Kidën, Mozzikun e Getinjon (Foto)

Rexhep Zylfiu është një prej kreatorëve më të përfolur meshkuj.

Së fundi, kreatori po organizon një aksion humanitar, i cili do të mbahet nesër.

Të gjitha paratë që do të mblidhen me rastin e shitjes së veshjeve, do të shkojnë në ndihmë për fëmijët në nevojë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu në dyqanet e Mr.Rex konsumatorët mund të takohen edhe me këngëtarët e ndryshëm, të tillë, si Kidën, Mozzikun dhe Getinjon.

Ndryshe, këtë aksion e mbështet edhe Devolli Group, ndërsa do të ketë edhe pije pakufi falas. /Telegrafi/