Sot është publikuar episoda e parë e serialit vendor “Kafeneja jonë”.
Episodet e reja janë rezultat i bashkëpunimit të dy kompanive Gjirafa Inc. dhe CMB.
Transmetimi i 11 episodeve të tjera do të fillojë nga muaji shtator, transmeton Telegrafi.
Gjirafa Inc. është kompania më e avancuar e teknologjisë informative, që përmes makinës kërkimore, platformës së reklamimit online Gjirafa AdNetwork dhe produkteve tjera ka për qellim ndërtimin e ekonomisë të bazuar në internet.
CMB është kompani produksioni, si dhe krijues i “Kafeneja Jone” dhe disa serialeve dhe filmave të ndryshëm. /Telegrafi/