Site icon Telegrafi

Këtu kontrolloni a jeni votues të dyshimtë

Komisioni Shtetëror Zgjedhorë në ueb-faqen e saj zyrtare e ka publikuar listën me votuesit e dyshimtë të Listës Zgjedhore. Personat e përfshirë në listë do të jenë t’i nënshtrohen procesit të kontrollit në terren për shkak, siç than, të transparencës së procesit.

Në seancën e djeshme me 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, është kaluar propozimi i anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva dhe të PDSH-së, Bedredin Ibraimi.

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thonë që kontrolli në terren ka filluar dhe tani për tani po zbatohet pa ndonjë problem, transmeton Portalb.mk.

Anëtarët e KSHZ-së, që procesi të kalojë më shpejtë, vendosën që ta rrisin numrin e anketuesve nga 376 në 488.

“Nga mëngjesi i djeshëm në 80 komuna të territorit të Republikës së Maqedonisë, gjithsej 488 anketues janë në terren që po merren me kontrollin e votuesve kontestues apo të dyshimtë”, tha Lupka Guguçevska nga KSHZ.

Bashkë me anketuesit, në terren ka edhe mbikëqyrës të katër partive politike, ashtu siç thonë nga KSHZ, ata nuk kanë të drejtë të komunikojnë me personat që anketohen gjatë kontrollit në terren.

Kontrolli në terren, ashtu siç njoftojnë nga KSHZ, duhet të mbarojë më 3 prill.

Kontrollo a je në listën e votuesve të dyshimtë këtu

Exit mobile version