Rezultatet e hulumtimit janë shumë interesante
Shkencëtarët kanë zbuluar se meshkujt kanë më shumë gjasa të bëhen tullacë nëse gishti i unazës i tyre është më i gjatë se gishti tregues.
Ata besojnë se gjatësia shtesë në dorën e djathtë është e lidhur me një rritje gjashtëfish të rrezikut të rënies së flokëve.
Ekspertët konsiderojnë se kjo mund të jetë një shenjë e testosteronit të lartë, i cili, gjithashtu, mund të zvogëlojë folikulat e qimeve – dhe ka më shumë gjasa që të ketë filluar në mitër, transmeton Telegrafi.
Studimi i tyre mati duart e 240 burrave, mbi moshën 37 vjeç, të cilët ishin diagnostikuar me alopeci androgjene, e njohur gjithashtu si rënie e flokëve te meshkujt.
Studiuesi kryesor Dr Ching-Ying Wu, nga Universiteti Mjekësor Kaohsiung në Tajvan, tha:
– Studimi ynë zbuloi se sa më i vogël të jetë raporti i gishtit tregues me gishtin e katërt në dorën e djathtë, aq më i lartë është rreziku i zhvillimit të alopecisë.
Një gisht i madh i unazës mund të jetë gjithashtu një shenjë e ekspozimit të lartë ndaj testosteronit në mitër, thonë ekspertët.
Nivelet e hormoneve seksuale të absorbuara para lindjes mund të ndikojnë gjithashtu në shëndetin e zemrës, numrin e spermës dhe shanset për autizëm, si dhe zhvillimin e gjëndrave të flokëve. /Telegrafi/