Një grua, e quajtur Tracey Carver-Allbritton, është parë në një video tjetër në konflikt me një grup të rinjsh afrikano-amerikanë, madje edhe duke e goditur njërën. Dhe tanimë, transmeton Telegrafi, ajo është suspenduar nga subkontraktori, CoreLogic.
Ditë më parë ishte publikuar një video ku shihej një polic amerikan, i cili kishte shtrirë për tokë një 15 vjeçare dhe e kishte nxjerrë armën e tij duke ua drejtuar disa të rinjve, pas së cilit veprim edhe ishte suspenduar. /Telegrafi/